Shitet vilë twin me një sipërfaqe ndërtimi prej 145 m² dhe një parcelë prej 245 m², e pozicionuar brenda kompleksit të elitës Green Coast Resort, në një nga destinacionet më të preferuara të Rivierës Shqiptare.
Prona ofron:
- Planimetri funksionale dhe arredim bashkëkohor
- Ambient ndenjeje me dritë natyrale gjatë gjithë ditës
- 2 dhoma gjumi
- 2 tualete
Vila ofron privatësi të plotë dhe qetësi, me akses të drejtpërdrejtë në plazh dhe shërbimet premium të resortit. E përshtatshme për përdorim personal si shtëpi pushimi apo si investim afatgjatë në një lokacion të jashtëzakonshëm. Një mundësi ideale për ata që kërkojnë luks, natyrë dhe relaksim në bregdetin shqiptar.






