Vilë luksoze e cila ofron një kombinim të shkëlqyer të hapësirës, privatësisë dhe funksionalitetit, e pozicionuar në një zonë të qetë dhe të kërkuar. Me një sipërfaqe toke prej 1,600 m² dhe ndërtim total prej 1,200 m², prona është projektuar për të përmbushur standardet më të larta të jetesës.
Organizimi i objektit përfshin:
- Pesë dhoma gjumi
- Dy sallone të mëdha
- Një studio pune
- Nëntë tualete
- Ambient fjetjeje i dedikuar për personelin ndihmës
Facilitete shtesë:
- Pishinë private
- Palestër
- Spa
- Gjashtë vende të mbuluara parkimi
- Ambient i veçantë për roje sigurie
Prona është ideale për rezidencë banimi familjare ose si seli për përfaqësi diplomatike, duke garantuar siguri maksimale dhe një standard jetese të nivelit të lartë.














